Bota

Ukraina humb një “të fortë” në luftë

Atleti i famshëm ukrainas dhe kampioni i peshëngritjes, Andrey Dimitriev, vdiq në luftë në afërsi të qytetit ukrainas të Bakhmut.

Ky lajm i hidhur u bë i ditur nga Shoqata e të Fortëve të Ukrainës, anëtar i së cilës ishte Dimitriev.

“Ai vdiq në mbrojtjen e atdheut të tij. Kampion i shumëfishtë i Ukrainës në peshëngritje, gjigant i sportit të Strongman, president i Federatës së të Fortëve të Ukrainës.

Andrey gjithmonë i buzëqeshur dhe i sinqertë. Familja jonë e fortë pësoi një humbje të pariparueshme. Ne do t’ju kujtojmë, miku im, në garën për nderin tënd ngrite flamurin.

Ngushëllojmë dhe vajtojmë me të dashurit dhe familjen. Faleminderit, pushofsh në paqe engjëll”, thuhet në njoftimin e Federatës së të Fortëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *