Lajme

Reshjet e dëborës. ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe ulni shpejtësinë

Dita e sotme ka gjetur të zbardhur nga dëbora disa zona të ndryshme në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshjet e dëborës kanë filluar në Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh.

Deri më tani nuk paraqiten probleme me qarkullimin rrugor ndërkohë bëhet apel që shoferët të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në kohë me reshje dhe të pajisjen me goma dimërore.

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës si në Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimi.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kryeziu: Nëse pranohet oferta e Gërvallës, e zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *