Bota

Ukraina gjen rrugë për grurin, portet e Kroacisë do të bëjnë të mundur vijimin e dërgesave

Refuzimi i Rusisë për tu bërë pjesë e marrëveshjes së eksportit të drithërave nga Ukraina ka bërë që të gjenden rrugë të tjera. Kievi bën të ditur se portet e Kroacisë do të bëjnë të mundur vijimin e dërgesave nga shtete të tjera.

Si bazë e nisjes do të jenë portet në Ren dhe Izmail në Danubin e sipërm dhe lidhja me Vukovarin në Kroaci. Prej aty do të vijojnë me transport në rrugë të tjera drejt porteve të Adriatikut të Rijekës, Zadarit ose Splitit.

Lexo më shumë  ‘Lojë luftash’ në Tajvan, Kina vijon manovrat ushtarake për të treguar forcën

Fillimisht kjo mundësi është konsideruar e shtrenjtë dhe me kufizime të mëdha, edhe për shkak të linjave hekurudhore të vjetra, por tashmë duket se është gjetur zgjidhja. Por së fundmi nuk kanë munguar as propozime për rrugë të tjera përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.

Së bashku me transportin e grurit, aleanca kundër agresionit rus ka vijuar edhe me furnizimin me armë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi një paketë të re armësh me vlerë 600 milionë dollarë, e cila përfshin municione për sistemet raketore të artilerisë por edhe pajisje për çmimin, por edhe uranium të varfëruar.

Lexo më shumë  Hetimet konfirmojnë fundosjen e anijes ruse nga Ukraina

Ndërkaq Ukraina vijon kundërofensivën por edhe përballjen me sulmet e Moskës. Për mediat u tha se  16 dronë të nisur drejt Odesës u shkatërruan

Por nga ana tjetër edhe Rusia shprehet se ka ndalur dy dronë të nisur prej Kievit. Ndërkaq janë raportuar shpërthime pranë një selie ushtarake të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player