Bota

Ukraina: Forcat ruse po torturojnë dhe më pas djegin trupat për të ‘fshehur krimet’

Ushtarët rusë kanë dhunuar seksualisht gratë, burrat, fëmijët dhe të moshuarit, ” sipas prokurores së përgjithshme të Ukrainës Iryna Venediktova, shkruan The Guardian.

Por viktimat po heshtin. Është zgjedhja e tyre. Dhe është e qartë, ata kanë frikë, dhimbje, dhe mosbesim”, shtoi ajo.

Në mënyrë të veçantë, Venediktova iu referua mizorive në Bucha.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Bucha u lirua nga pushtuesit, por pasojat e mizorive të tyre do të mbeten për një kohë të gjatë” tha ajo.

Venediktova tha se prokurorët aktualisht po hetojnë faktet e torturimit, vrasjes dhe përpjekjes për djegien e trupave të gjashtë civilëve në Bucha”, shtoi ajo në një postim në  Twitter të martën.

“Pushtuesit u përpoqën të djegin trupat e gjashtë civilëve në Bucha ,” tha ajo, duke shtuar se prokurorët së bashku me oficerët e policisë së rajonit të Kievit zbuluan një dhomë torture në Bucha.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Gjatë hetimeve janë konstatuar gjithashtu shenja dhune dhe torture në trupat e të vdekurve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *