Ukraina fiton ‘luftën’ e parë për Botërorin. Mposht Skocinë në Glasgow
Ukraina mori një fitore të rëndësishme përballë Skocisë në Glasgow në sfidën gjysmëfinale të “playoff”-it të Botërorit “Katar 2022”. Për përfaqësuesen e Ukrainës shënuan Yarmolenko në minutën e 33′, Yaremchuk 49′ dhe Dovbyk në minutën e 95′.
Goli i McGrecor për Skocinë në minutën e 75′ nuk mjaftoi. Me këtë fitore Ukraina kalon në fazën finale të “playoff”-it të Botërorit, ku do të ketë përballë Uellsin.
Rruga Press