Bota

“Dua të shoh mbretëreshën”, arrestohet 28-vjeçari që tentoi të futej në Pallatin Buckingham

Një 28-vjeçar është arrestuar për shkelje në Pallatin Buckingham, vetëm disa ditë para jubileut të Platinumit, ku arsyeja ishte Mbretëresha Elizabeth. 28-vjeçari dyshohet se ka kaluar nëpër portën e Royal Mews kur ajo u hap për një automjet të autorizuar.

Ai madje arriti të hynte në zonën mbretërore pasi refuzoi të ndalonte kur një anëtar i stafit u përpoq ta ndalte, sipas Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.

Lexo më shumë  “BE-ja ose ndryshon, ose vdes“

Atridge, siç quhet ai, i bërtiti stafit: “Dua të hyj. Unë dua të shoh mbretëreshën Elizabeth”. Mirëpo, e kanë nxjerrë menjëherë nga porta dhe e kanë arrestuar. I akuzuari është paraqitur të martën më 31.5.2022 në sallën e gjyqit për shkelje në zonë të mbrojtur, shkelje kjo e ndodhur më 29 maj.

Avokati i tij tha se klienti vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe “nuk kishte asnjë motiv apo dëshirë për të shkuar më shumë se tre metra brenda Pallatit, siç bëri”.

Lexo më shumë  Ministrat e Jashtëm të BE-së miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *