Bota

Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se kanë filluar ndërtimin e bazave nëntokësore dhe bunkerëve për të pranuar aeroplanët luftarak F-16 nga SHBA-ja.

Majori dhe zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Ilya Yevlash, tha se planet e Ukrainës për të siguruar aeroplanin e shumëkërkuar po zhvillohen me kujdes.

Mirëpo, bëhet e ditur se sigurimi i tyre kërkon kosto të konsiderueshme, duke përfshirë strehimore nëntokësore, shkruan Business Insider.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Gjithashtu, Yevlash tha se aeroplanët do të shpërndahen në baza të ndryshme, duke ia bërë të vështirë kështu Rusisë zbulimin e tyre.

Siç raportohet, F-16 do t’i bashkohen ushtrisë ukrainase gjatë verës dhe do t’ia mundësojnë asaj të kryejë më shumë sulme kundër Rusisë.

Ndryshe, Ukraina ka kërkuar të furnizohet me F-16 nga SHBA-ja që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Por, ky lloj mjeti ushtarak kërkon pista të standardeve të larta, andaj ushtria ukrainase do t’i përdorë edhe bazat ajrore perëndimore për strehimin e tyre.

E ky avancim i Ukrainës nuk u prit mirë nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka paralajmëruar se çdo bazë ajrore perëndimore që strehon F-16 për Ukrainën do të jetë në shënjestër të forcave të tij të armatosura. 

Rruga Press

YouTube player