Bota

Ukraina e heton si gjenocid zhvendosjen e fëmijëve në Rusi

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka deklaruar se po mbikëqyr hetimet e shumta të krimeve të luftës në këtë vend, ku po shqyrtohen edhe akuzat për dëbimin e dhunshëm të fëmijëve për në Rusi, për çka po tentohet të ngrihet padi për gjenocid të mundshëm.

Venediktova ka thënë se ka mbi 20 raste lidhur me transferimin e dhunshëm të njerëzve në Rusi nga rajone të ndryshme të Ukrainës, që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Përqendrimi te largimi i fëmijëve është mënyra më e mirë për të siguruar të dhëna që duhen për të plotësuar kriteret ligjore që definojnë gjenocidin, ka thënë Venediktova në një intervistë për Reuters.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Që në ditët e para të luftës, ne e nisëm rastin për gjenocidin. Ky transferim me forcë i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë ajo.

Venediktova ka shtuar se hetimet për të nisur një rast gjenocidi po synojnë zonat nga veriu i Ukrainës deri në Mykolaiv dhe Kherson në bregun jugor. Por, sipas saj, mbledhja e provave po ndërlikohet nga lufta.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948, dëbimi me forcë i personave, veçmas transferimi i dhunshëm i fëmijëve gjatë një konflikti përbën krim lufte.

Venediktova nuk tregoi se sa fëmijë dyshohet se janë transferuar me dhunë nga Ukraina në Rusi, por avokatja e popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka deklaruar në maj se Rusia ka zhvendosur mbi 210,000 fëmijë gjatë kësaj lufte.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *