Bota

Ukraina do të japë “Çmimin e Paqes” për kompanitë që u larguan nga Rusia

Kompanitë ndërkombëtare që u larguan nga tregjet ruse do t’u jepet një “Çmim i Paqes” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi të dielën zyra e tij presidenciale.

Kompanitë që u larguan meritojnë respektin e ukrainasve dhe njerëzve në mbarë botën. Në fund të fundit, indiferenca dhe heshtja janë bashkëfajësi,”– tha Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit.

Lexo më shumë  Franca i jep Ukrainës licenca për prodhimin e raketave dhe i shet 16 avionë Rafale

Yermak u bëri thirrje kompanive të tjera që të “bëjnë zgjedhjen e duhur”.

Është e pamundur të mbështeten krimet e luftës, është e papranueshme të bësh tregti me kriminelët e luftës dhe të fitosh para për vrasjen e civilëve,” tha ai.

Që nga pushtimi, shumë korporata ndërkombëtare kanë ndërprerë aktivitetin brenda Rusisë në një mori industrish, duke përfshirë energjinë, transportin, financat dhe teknologjinë.

Lexo më shumë  Von der Leyen bën thirrje për kufizimin e mediave sociale për fëmijët në BE: Nuk janë lodra

Në një fjalim në parlamentin francez javën e kaluar, Zelensky u bëri thirje disa gjigantëve të biznesit në Francë që të largohen nga tregu rus dhe “të pushojnë së qeni sponsorët e makinës së luftës ruse”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *