Bota

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia i kanë shkëmbyer qindra të burgosur të luftës të shtunën, në ditën kur Kievi po e shënon Përvjetorin e Pavarësisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 115 të burgosur ukrainas u liruan në marrëveshjen e këmbimit me Rusinë.

“Edhe 115 mbrojtës tanë janë kthyer në shtëpi sot. Ata janë luftëtarë nga Garda Kombëtare, Forcat e Armatosura, Marina, dhe Shërbimi Kufitar Shtetëror”, tha Zelensky në X.

“Ne i kujtojmë të gjithë. Ne po i kërkojmë ata dhe po bëjmë përpjekje për t’i kthyer në shtëpi”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Zelensky nënshkruan ligjin që integron tregun e energjisë së Ukrainës me BE-në

Ukraina tha më herët se ushtarët rusë të zënë rob në rajonin Kursk të Rusisë do të përdoreshin për “shkëmbim” për lirimin e trupave ukrainase të kapur nga Rusia.

Instituti amerikan për Studimin e Luftës vlerëson se, bazuar në deklaratat e zyrtarëve ukrainas, më shumë se 2.000 ushtarë rusë janë kapur gjatë javës së parë të inkursionit të Ukrainës në rajonin rus.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 115 trupa të saj u liruan në këmbim të lirimit të numrit të njëjtë të të burgosurve ukrainas.

Lexo më shumë  BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Sipas saj, këmbimi i tyre u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Kombeve të Bashkuara, shumica e të burgosurve ukrainas të luftës përballen me neglizhencë mjekësore, me keqtrajtime të mëdha dhe sistematike dhe madje edhe me torturim në burg./REL

Rruga Press

YouTube player