Bota

Ukraina bën thirrje për “sanksione shkatërruese” ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainë, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Kuleba ka thënë se bota duhet të reagojë menjëherë dhe se e ardhmja e Evropës dhe botës është në pyetje. Ka bërë thirrje t’i ndalohet Rusisë përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SWIFT.

“Bota duhet të veprojë menjëherë. E ardhmja e Evropës dhe botës është në pyetje. Të aplikohen sanksione shkatërruese ndaj Rusisë tash, përfshirë Swiftin. Të izolohet plotësisht Rusia në çdo kuptim dhe çdo formë, të pajisjet Ukraina me armatim, ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *