Bota

Ukraina alarmohet me qëndrimin e Biden: I hapi dritën jeshile Putinit për sulm

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi në konferencën e parë për shtyp të mërkurën se ai beson se Rusia do të ndërmarrë një sulm në Ukrainë.

Ai theksoi se në rast të një pushtimi të Ukrainës, do ketë sanksione shumë të rënda ndaj Rusisë.

Por ai i befasoi të gjithë kur tha se një ‘inkursion i vogël’ rus mund të marrë një përgjigje më të butë.

Lexo më shumë  Media gjermane: Në mesin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lëvdon Hitlerin

Ashtu siç pritej, deklarata e Biden ka tërbuar zyrtarët në Ukrainë.

Një zyrtar i këtij vendi, duke folur për CNN pas konferencës për shtyp, tha se “ky qëndrim potencialisht i hap dritën jeshile Putinit për të hyrë në Ukrainë sipas qejfit të tij”.

Edhe BBC në një analizë shkruan se kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje nëse Biden po i jep lejen Putinit për një inkursion të mundshëm.

Më tej, BBC thekson se aleatët e NATO-s janë zemëruar për shkak se Biden foli hapur për dallimet mes aleatëve të NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin 12 tankerë rusë, anije mallrash dhe një terminal nafte

Disa orë përpara deklaratës së Biden, presidenti francez, Emmanuel Macron tha në Parlamentin Evropian se evropianët duhet të kryejnë dialogun e tyre me Moskën.

Rruga Press

YouTube player