Bota

Ukraina: 24 orët e fundit ishin më vdèkjèprùrèsit deri më tani për trupat rusë

Ukraina tha të martën se 24 orët e fundit ishin më vdekjeprurësit e luftës deri më tani për trupat rusë, pasi Moska vazhdoi me një sulm të intensifikuar dimëror në lindje duke zbarkuar dhjetëra mijëra trupa të sapomobilizuar në fushën e betejës.

Pretendimi ukrainas nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur dhe Rusia gjithashtu ka pretenduar se ka vrarë një numër të madh trupash ukrainas në javët e fundit. Të dhënat e viktimave të armikut nga të dyja palët zakonisht janë parë si jo të besueshme dhe Kievi ofroi pak detaje për betejat e fundit.

Por pohimi se luftimet ishin më vdekjeprurësit deri më tani, i përshtatet përshkrimeve nga të dyja anët, për një përshkallëzim të luftimeve.

Ushtria ukrainase rriti numrin e saj gjatë raportimit për ushtarakët e vrarë rusë me 1,030 brenda natës, me 133,190 në total, dhe e përshkroi si rritjen më të lartë të ushtarëve të vrarë rusë deri më tani. Nga ana e saj, Rusia tha se kishte vrarë 6,500 trupa ushtarakë ukrainas në muajin janar.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Lufta së shpejti po hyn në vitin e saj të dytë në një pikë kyçe, me Moskën që po përpiqet të rimarrë iniciativën, teksa Kievi përpiqet që me tanket perëndimore të kryejnë një kundërofensivë më vonë gjatë vitit 2023.

Pasi Rusia dështoi të pushtonte kryeqytetin ukrainas vitin e kaluar dhe humbi terren në gjysmën e dytë të 2022-shit, Moska tani po përdor plotësisht qindra mijëra trupa që thirri në mobilizimin e saj të parë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia ka zbarkuar trupa dhe mercenarë në lindje të Ukrainës javët e fundit, me shpresën se do të jetë në gjendje të marrë përfitime të reja rreth kohës së përvjetorit të parë të pushtimit të saj në shkallë të plotë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Javët e fundit Rusia pati përparimet e para që s’po ndodhnin që prej gjysmë viti. Por përparimi ka qenë i vogël, me Moskën që ende nuk ka kapur një qendër të madhe të popullsisë në betejat e saj përgjatë dimrit, pavarësisht mijëra të vdekurve.

Luftimet janë përqendruar për muaj të tërë rreth Bakhmutit të kontrolluar nga ukrainasit në provincën lindore Donetsk, një qytet me një popullsi të paraluftës prej rreth 75,000 banorësh. Rusia ka bërë përparim të qartë drejt rrethimit të tij, si nga veriu ashtu edhe nga jugu, por Kievi thotë se garnizoni i saj po qëndron fort.

Moska ka nisur gjithashtu një sulm më në jug ndaj Vuhledar-it, një zonë e mbajtur nga Ukraina, me terren të lartë, në kryqëzimin strategjik midis vijës së frontit lindor dhe jugor./Reuters

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *