Lajme

Uji deri në 1 metër në Torovicë të Lezhës. Familja nuk varros dot të moshuarin, ndërhyn ushtria me varkë

Përmbytje e shkaktuara nga reshjet e dendura që përfshinë vendin në 48 orët e fundit kanë sjellë përmbytje masive në pothuajse gjithë qarkun e Lezhës. Fshati Torovicë përpos përmbytjeve kanë hasur sot në një vështirësi të rëndë pasi për shkak të përmbytjeve nuk mund t’i jepnin dot lamtumirën e fundit një të vdekuri.

Për shkak të lartësisë së ujit e cila arrin deri në 1 metër familjarët e kanë pasur të vështirë të nxjerrin trupin nga banesa dhe ta varrosnin. Sipas Ora News për këtë ata kanë kërkuar ndihmën e forcave të ushtrisë të cilët kanë marrë trupin e të njderit me varkë për ta përcjellë në banesën e fundit dhe për të kryer të gjitha procedurat mortore.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Deri më tani në fshatin Torovicë rreth 500 hektarë janë nën ujë. Lartësia e ujit vijon të jetë e lartë duke i lënë të rrethuara banesat dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *