KryesoreLajme

UEFA e dënon rëndë Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

Ashtu si pritej, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar rëndë nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës.

Gjatë asaj ndeshjeje kishte thirrje të vazhdueshme anti-Kosovë nga tifozët serbë. Dhe UEFA të premten mori vendimet lidhur me shkeljet e bëra nga huliganët serbë.

Serbia e Zvicra ishin takuar më 12 tetor në Leskovc. Serbët e kanë fituar 2:0 atë ndeshje të Ligës së Kombeve. Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur kontakt me topin. Fishkëllima kishte edhe me rastin e intonimit të himnit të Zvicrës.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Në fakt federata serbe është përballur me tri akuza: transmetimi i mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive; sjellje raciste dhe sjellje diskriminuese, trazia gjatë himneve kombëtare.

Për të tri akuzat është shpallur fajtore.

Për sjellje diskriminuese të tifozëve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me 25 mijë euro dhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme. Por pjesa e dytë e dënimit, për mbyllje të 4000 vendeve në stadium, është me kusht për dy vjet.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci takon familjen e dëshmorit Mizair Isma: Kosova e lirë ishte triumfi i dëshmorëve, ndërsa amaneti i tyre është shteti zhvillimor

Për shkak se u fishkëllye himni i Zvicrës nga tifozët serbe, Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 10 mijë euro. 

17 mijë e 500 euro, serbët do t’i paguajnë në UEFA për transmetim të mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarje sportive. Këtu përfshihen thirrjet e vazhdueshme anti-Kosovë.

YouTube player