Sport

UEFA do të nisë procedura disiplinore ndaj Rumanisë, Kosova mund të fitojë me rezultat zyrtar ndeshjen

Ndeshja eliminatore mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë nga gjyqtari kryesor i takimit pas një baneri të tifozëve ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Prej kësaj, UEFA ka vendosur të nisë procedura disiplinore ndaj Rumanisë. Skuadra rrezikon mbyllje të pjesshme ose totale apo edhe humbje të ndeshjes, si dhe një gjobë të rëndë financiare.

Sfida u zhvillua në Bukuresht në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024.

Rumania është një nga vendet që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Neni 11 i Kodit Disiplinor të UEFA-s thotë se shoqatat kombëtare janë përgjegjëse për “ndërprerjen dhe braktisjen e fushës”.

Për më tepër, neni 14 në lidhje me aktet raciste thotë qartë se “nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyejnë ose sulmojnë për shkak të origjinës së tyre racore, fetare etj,” ata janë të ekspozuar ndaj mbylljes së pjesshme të stadiumit të tyre përveç gjobës. Por vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale të fushës për një ose më shumë ndeshje. Madje edhe humbjen e ndeshjes.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Për më tepër, neni 16 i UEFA-s për rendin dhe sigurinë e mban federatën lokale përgjegjëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e “gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër për të transmetuar një mesazh provokues” dhe veçanërisht të atij që ka ngjyrim politik, ideologjik apo fetar.

Rruga Press

YouTube player