Lajme

Udhëtarët serbë në panik, s’e lejuan aterimin e aeroplanit në Prishtinë

Udhëtarët e linjës Dusseldorf – Beograd, nuk kanë lejuar aterimin e aeroplanit në Prishtinë të dielën, nga paniku i madh, ka raportuar gazetari i njohur kroat, Zoran Kusovac.

Siç ka shkruar ai, aeroplani i “Eurowingsit” nuk ka mundur të ateronte në Beograd për shkak të stuhisë dhe i ishte dhënë urdhri që të ateronte në Prishtinë.

“Pasi dëgjuan për destinacionin e ri, pasagjerët, shumica serbë, u çmendën. Ekuipazhi alarmoi kapitenin për mundësinë e trazirës dhe fluturimi u kthye drejt Budapestit”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo më shumë  Orav: Ligji për të Huajt frymëzim për BE-në dhe dinamika të reja për Kosovë

Kusovac ka publikuar edhe fotografinë që tregon riorientimin e aeroplanit.

Të dielën, veriu i Kosovës u përcoll me tensione gjatë tërë ditës. Në orët e para të së dielës polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra nga sulmues të armatosur, që më pas u rrethekuan në një aksion të Policisë në fshatin Banjskë të Zveçanit. Katër sulmues u vranë e janë arrestuar gjashtë, kanë bërë të ditur autoritetet, ndërsa të tjerët kanë arritur të ikin. Aksioni po vazhdon ende.

Rruga Press

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025
YouTube player