Bota

Udhëheqësi pro-rus i Khersonit i kërkon Putinit ta aneksojë rajonin

Autoritetet e mbështetura nga Rusia në rajonin jugor Kherson të Ukrainës thanë se planifikojnë t’i kërkojnë Vladimir Putinit të bëhen pjesë e Rusisë.

Kirill Stremousov, zëvendëskryetari i sapoemëruar i administratës ushtarako-civile në Kherson, u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë: “Do të ketë një kërkesë për ta bërë rajonin Kherson një subjekt të plotë të Federatës Ruse”.

Ai shtoi se Khersoni do të qeveriset plotësisht nga ligji rus “deri në fund të vitit”, raportuan mediat ruse.

Lexo më shumë  Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi – ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se i takon banorëve të Khersonit të vendosin nëse duan të bashkohen me Rusinë, duke shtuar se vendimi duhet të ketë një bazë të qartë ligjore.

Rajoni i Khersonit ndodhet në veri të Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Kherson ishte qyteti i parë i madh ukrainas që ra në duart e forcave ruse pasi Putini urdhëroi pushtimin më 24 shkurt të këtij viti.

Lexo më shumë  Evropa në alarm nga “arma e re” e Rusisë

Në prill, Rusia ka thënë se kishte fituar kontrollin e plotë të rajonit Kherson, i cili është strategjikisht i rëndësishëm pasi siguron një pjesë të lidhjes tokësore midis gadishullit të Krimesë dhe zonave separatiste të mbështetura nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *