Bota

U zbulua duke shpërndarë informatat sekrete, dënohet me 11 vite burgim spiuni i ushtrisë ukrainase

Një shtetas ukrainas është dënuar me 11 vjet në burg pasi është zbuluar duke u dhënë trupave ruse informacione sekrete ushtarake, ka thënë Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës.

Autoriteti ukrainas deklaroi se shtetasi, emri i të cilit nuk u publikua, kishte trteguar pozicionin e trupave ukrainase në Kramatorsk, në Ukrainën lindore, me forcat ruse.

Lexo më shumë  Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

“Pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë, ai mblodhi informacione rreth vendndodhjeve dhe lëvizjeve të njësive të forcave të mbrojtjes në zonat e vijës së parë të rajonit Donetsk. Para së gjithash, sulmuesi u përpoq të identifikonte pozicionet luftarake dhe fortifikimet e forcave të armatosura ukrainase në zonën e Kramatorsk”, shkruhej në deklaratën e tyre zyrtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *