BallinaLajme

“U vra se nuk punonte poçi”, pedagogu flet për vrasjen e Klodian Rashës: Policia është egërsuar, por këtë herë protestuesit janë kurajozë

Në një lidhje me “Skype” pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, ka dhënë një prononcim për “Faxnews” lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Goci shprehet se kjo ngjarje ishte një vrasje e ftohtë dhe se policia ka 2 vite që ngjall terror tek qytetarët, pasi janë një sërë ngjarjesh që e dëshmojnë këtë gjë.

Ai thotë se gjatë kohëve të fundit përfshirë protestën e Teatrit dhe Unazës së Re ka pasur një rezistencë të shtuar nga ana qytetarëve, por gjithashtu ka edhe një egërsim të rritur nga efektivët e policisë 2 vitet e fundit, që nuk janë aspak profesional.

“Unë e kam parë lajmi rreth orës 6 e 30 të mëngjesit, kur e pash të publikuar në telefon dhe më pas kam bërë një share në moment sepse e kuptova që kishte një lloje tragjizmi dhe instinktivisht, pa parë akoma reagimin e aktorëve të tjerë edhe publikut. Bëra një share tek profili im sepse pash që deklarimi i parë i policisë ishte që s’kishte pasur drita dhe statusi i im kishte domethënie që ka vdekur një njeri sepse nuk punonte poçi, kaq banale mu duk si gjë. Në atë moment e lash me aq pasi nuk kisha informacionin e duhur, ti pret të sqarohet ngjarja dhe të shikosh konkretisht çfarë ka ndodhur. Duke parë më pas që në atë ngjarje nuk kishte asnjë provë  që ta lidhte vrasjen me ndonjë faj të viktimës apo me ndonjë përgjegjësi të tij.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Aty kuptoje ishte një vrasje e ftohtë e bërë në kushtet e një operacioni policie nga këta të terrorit që për fat të keq ne kemi parë shumë. Për mua ishte një vazhdimësi e një terrori policor që në Shqipëri ka filluar shumë fortë të paktën 2 vitet e fundit, sidomos me ngjarjen e teatrit dhe të unazës.

Kemi parë një rezistencë të shtuar të njerëzve në terren me një lloj përballjeje më kurajoze se herë të tjera dhe nga ana tjetër një egërsim të policisë, një sjellje aspak profesionale, ligjore apo konvencionale siç e kërkon institucioni i policisë së shtetit por gjithmonë duke u kthyer në një organizatë punon për interesa komplet okulte dhe nuk i shërben aspak publikut”.- u shpreh aktivisti Ervin Goci.

YouTube player