Lajme

U vrα në Shëngjin, kush është Ardjan Nikulaj: Kandidat për Këshillin Bashkiak

Personi që shihni në foton e mëposhtme është shtetasi Ardja Nikulaj, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në biznesin e tij në Shëngjin.

Ngjarja ka nodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës.

Nikulaj rezulton një eksponent politik, ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Ardian Nikula është rreth 40-vjeç dhe në këto zgjedhje është renditur i 23 në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Më herët ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së vrasjes së biznesmenit, nëse kemi të bëjmë me  një atentat, apo nëse kemi të bëjmë me një vrasje për motive politike.

Burime bëjnë me dije se deri në vitin 2003 Nikulaj mbante mbiemrin Marku ndërkohë që më pas e kishte ndërruar dhe mbante mbiemrin me të cilin njihej dhe sot. Ai është dënuar në vitin 2003 dhe 2006 për armëmbajtje pa leje.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *