Sport

U shkarkua nga Roma, mediat zbulojnë ekipin e ri të Murinjos! Ja kundër do debutojë portugezi

Jose Murinjo u shkarkua nga Roma por mediat saudite raportojnë se e ardhmja e tij do të jetë pikërisht në Arabinë Saudite.

Ai pritet të marrë drejtimin e Al-Shabab, skuadër ku luajnë emra si Karrasko, Banega dhe Dialo. 60-vjeçarin e pret një ofertë faraonike nga klubi që garon në elitën e futbollit arab.

Kjo skuadër në datën 24 janar ka programuar një takim miqësor kundër Romës, ish-skuadrës së “Special One”.

Al-Shabab renditet në vendin e 11-të në kampionatin saudit me 21 pikë të grumbulluara në 19 javë.

YouTube player