Lajme

U shemb galeria në Bulqizë, minatori i bllokuar prej 48 orësh! Grupet e shpëtimit në vendngjarje, minatorët ndihmojnë për gjetjen e kolegut

Puna për nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë, ka vijuar edhe gjatë natës po ende nuk dihet fati i tij. Tashmë kanë kaluar 48 orë që nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orën 09:00, dy ditë më parë.

Grupet e avari-shpëtimit dhe minatorët po ndihmojnë për gjetjen e minatorit.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera bëjnë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Galeria në fjalë është e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi. Ende nuk dihet nëse Muharrem Plaku është gjallë apo ka humbur jetën nga masivi i mineralit që ra ditën e djeshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *