Bota

U rizgjodh president, betohet Sergio Mattarella: Italia tani është më e fortë, nuk i shmangem përgjegjësive

Sergio Mattarella është betuar ditën e sotme si President i Italisë.

Në fjalën e tij ai u shpreh se për të ky ka qenë një vendim i papritur dhe njëkohësisht një përgjegjësi e madhe për të.

“Për mua ishte një thirrje e re – e papritur, gjithashtu edhe një përgjegjësi; të cilës nuk kisha ndërmend t’i ikja. Prandaj po kthehem në këtë Kuvend, në vendin më të lartë të përfaqësimit demokratik, ku vullneti i popullit gjen shprehjen e tij maksimale. Ju falënderoj për besimin që më keni treguar duke më thirrur për herë të dytë të përfaqësoj unitetin e Republikës”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Gjithashtu ai u shpreh se Italia tani është më e fortë  dhe se ndodhet në një fazë të jashtëzakonshme të rimëkëmbjes, duke shtuar se agjenda politike përcaktohet kryesisht nga strategjia e përbashkët europiane.

Më tej ai ka theksuar se lufta ndaj pandemisë COVID ende nuk ka përfunduar dhe se nuk duhet që nga ana e tyre qytetarët të tregohen të pavëmendshëm.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player