Lajme

Ceferin mbyll takimin me Ramën, ja axhenda e radhës e presidentit të UEFA-s

Presidenti I UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbyllur takimin që zgjati më shumë se një orë me kryeministrin Edi Rama. Palët u takuan sot si pjesë e vizitës zyrtare të numrit 1 të futbollit europian në vendin tonë, për të diskutuar çështje të ndryshme.

Një nga më delikatet është ajo e zhvillimit të finales së Ligës së Konferencës në Tiranë në muajin maj, në stadiumin “Air Albania” dhe pikërisht impianti kryeqytetas ka qenë etapa e radhës e vizitës së Ceferin në Tiranë.

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Menjëherë pasi është larguar nga kryeministria, ai është shoqëruar në stadiumin e kryeqytetit, ku Ceferin ka inspektuar disa ndryshime që janë bërë që nga vizita e tij në vitin 2019 kur u inaugurua ky impiant në ndeshjen me Francën, mes të cilave edhe vendosja e një tapeti me bar hibrid.

Rruga Press

YouTube player