Bota

U përfshinë në një skandal përgjimi telefonash, japin dorëheqjen dy njerëzit më të besuar të Mitsotakis

Shefi shërbimit sekret grek Panajotis Kondoleon dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Grigoris Dhimitriadhis kanë dhënë dorëheqjen paraditen e së premtes.

Sipas mediave greke, dorëheqja e dy prej njerëzve më të besuar të kryemimistrit grek Mitsotakis, ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare Pasok, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.

Lexo më shumë  Irlanda merr Presidencën e radhës në Këshillin e BE-së

Sipas publikimeve të mediave vendase, dy zyrtarët kishin dijeni për tentativën e përgjimit të telefonit të kryetarit të Pasok, i cili denoncoi se pati një tentativë për infektimin e telefonit të tij me programin “Predator”, ndërsa në të njëjtën kohë u raportua edhe lajmi se programi i përgjimeve ishte instaluar në telefonin e një gazetari.

Qeveria mohoi se ka dijeni lidhur me ngjarjen,por ka qenë sërish “gazeta e redaktorëve” e cila ka publikuar kontaktet e afërta dhe takimet e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë greke, me drejtuesin e kompanisë e cila importon këtë program në Europë.

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Qeveria mohon të ketë lidhje me përgjimet, ndërsa burime qeveritare thanë se dorëheqjet e zyrtarëve të lartë u dhanë pikërisht për ti hapur rrugë hetimit të pavarur të çështjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *