Bota

U ngritën normat e interesit, recesioni i rri pas dere Eurozonës

Lajme të hidhura parashikohen për Eurozonën: Vetëm pak kohë pas rritjes së normave të interesit, dhe një rënie në nivelin më të ulët në 17 muaj në korrik. Është hera e parë që aktiviteti në sektorin privat të Eurozonës ka shënuar rënie që nga fillimi i vitit 2021, për shkak edhe të bllokimeve të ashpra.

Arsyeja është, sigurisht inflacioni i lartë, e cila ka ulur kërkesën në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke rritur rrezikun dhe shqetësimin e një recesioni eventual. Por ajo që është akoma edhe më shqetësuese është tabloja për ekonominë më të madhe europiane, Gjermaninë, ku akviteti ekonomik ka rënë në nivelet më të ulëta në 25 muajt e fundit.

Lexo më shumë  Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Me pak fjalë, kompanitë europiane po ulin parashikimet e tyre për të ardhmen, duke kufizuar blerjet e lëndëve të para dhe duke “ngrirë” momentalisht punësimin. Duke folur rreth situatës, Chris Williamson i S&P Global, i cili bëri publike ditën e djeshme të dhënat përkatëse, theksoi se “rënia e mprehtë e porosive të reja, dhe pesimizmi i bizneseve për sa i përket pritjeve” të gjithë këta elementë tregojnë se situata është përkeqësuar.

Tabloja na konfirmon edhe një herë vlerësimet e shumicës së ekonomistëve, të cilët parashikojnë një recesion në Eurozonë para fundit të vitit. Faktorët kryesorë janë kryesisht shqetësues për furnizimin me energji të Kontinentit të Vjetër, pasi Rusia po redukton furnizimin me gaz natyror.

Lexo më shumë  Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Situata është përkeqësuar, për shkak të rritjes së  kostos së huamarrjes me të cilën do të përballen tani bizneset europiane,  konsumatorët dhe familjet europiane, duke qenë se BQE-ja shënoi rritjen më të madhe të normave të interesit pas 11 vitesh.

Christine Lagarde, ndonëse theksoi nevojën e frenimit të inflacionit kur paralajmëroi rritjen e normave të interesit, nuk fshehu aspak shqetësimin e saj, por e pranoi se ekonomia po dobësohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *