Lajme

U ndalohet të hyjnë në fushën e riciklimit të mbetjeve, romët shkojnë dhe hedhin plehrat para Bashkisë Vlorë: Po na lini pa bukë

Përfaqësues të komunitetit Rom-egjiptian po protestojnë aktualisht përpara bashkisë së Vlorës,  për të kundërshtuar vendimin për ndalimin e riciklimit brenda territorit të fushës aktuale të grumbullimit të mbetjeve.

Ky vendim vjen paralelisht me vijimin e punimeve të landfilldit të Sherishtës.

Për shumë prej ricikluesve të punësuar në dy kompani që bëjmë ndarjen e mbetjeve në burim, ku vendim do të thotë t’i lësh pa bukë.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ata kërkojnë rishikimin e vendimit dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Familjet e komunitetit rom nuk do lejohen më të bëjnë ndarjen dhe mbledhjen e mbetjeve. Kjo ka sjell dhe reagimin e tyre. Ata thonë se janë dhjetra familje që ushqehen me kanace dhe plastikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *