Argument

U mor vesh që për Edi Ramën më e rëndësishme është ortakëria me Vuçiqin sesa vëllazëria me Albin Kurtin. Po e djathta nacionaliste opozitare?

Nga Bekim Qoku

U mor vesh që për Edi Ramën më e rëndësishme është ortakëria me Vuçiqin sesa vëllazëria me Albin Kurtin.

Por për shumë arsye mbetet e pakuptimtë moskokëçarja e të djathtës nacionaliste opozitare për këtë fazë delikate ku ndodhet Kosova.

Nuk është aspak justifikim halli i brendshëm. Nuk mund të jetë. Një parti sado e vogël, mund të veprojë në dy fronte, edhe së brendshmi edhe së jashtmi.

Lexo më shumë  Guterresi dënon sulmin e Banjskës dhe kërkon që autorët të dalin para drejtësisë

Shumë vende harruan hallet e brendshme dhe dolën në protesta përkrah Ukrainës. Ose i bënin të dyja.

E djathta nacionaliste e Shqipërisë, në fakt, mund ta përdorte rastin e Zajednicës për t’u bashkuar, edhe duke goditur miqësinë absurde të Ramës me Vuçiqin.

Në raport me shqiptarët e Kosovës dhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë nuk ta jep më përshtypjen që është shqiptare. Si gjuhë po, por jo edhe si komb.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *