BotaKryesore

U la jashtë në -27 gradë, Navalny dyshohet se vdiq nga arresti kardiak, aktivisti: Taktikë e KGB-së ruse

Alexei Navalny vdiq si pasojë e një arresti lardiak.

Sipas raportimit të The Sun lideri opozitar rus paraprakisht ishte detyruar që të kalonte disa orë në temperatura ekstreme prej -27 gradë celsius.

Metoda brutale më parë “ishte shenjë veçuese e KGB-së”, sipas themeluesit të grupit të të drejtave të njeriut, Gulagu.

Lexo më shumë  Lidhjet e Viktor Orban me Moskën: Zgjedhjet në Hungari si mundësi për t’u distancuar nga Rusia

Kundërshtari më i madh i Vladimir Putinit vdiq të premten, teksa po e vuante dënimin 19-vjeçar me burg me akuzat për ekstremizëm.

Rusia ka pretenduar se avokati ka vdekur “nga një vdekje e papritur”. Më pastaj ka pasur dyshime që trupi i tij është gjetur i mbuluar me shenja mavijosjeje dhe zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh pohoi se “ai është vrarë”.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Vladimir Osechkin ka thënë për The Times që shenjat e gjetura në trupin e Navalnyt kanë lidhshmëri me teknikën “një goditje” e cila në të kaluarën është mësuar nga forcat speciale operative të agjencisë qeveritare ruse KGB.

Lexo më shumë  Nafta në 200 lekë/litër. Në Shqipëri qytetarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit
YouTube player