KryesoreLajme

Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është më i lartë, asnjëra prej tyre nuk favorizohet

Kryeministri  Albin Kurti, ka deklaruar se këtë vit, buxheti për komunat në vend është më i madh ndonjëherë. Ai ka mohuar akuzat se po favorizohen komunat e afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një takim me kryetarët e komunave së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kurti ka shtuar se buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak 2023, kurse për tri vite mandat buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë, raporton EO.

Lexo më shumë  Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut

“Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 744 milionë euro dhe është buxheti më i lartë ndonjëherë në Kosovë. Granti për komunat e kap shumën e 284 milionë euro, që është Granti më i madh ndonjëherë në Kosovë dhe komunat si Ferizaj dhe Gjakova janë komunat që përfitojnë më shumë për investime nga Ministria e Infrastrukturës. Po dëgjojmë fjalë se komunat e afërta me pushtetin po përfitojnë më shumë, e kjo nuk qëndron aspak”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje
YouTube player