Lajme

U filmua duke dhënë lekë për vota, arrestohet ish-kandidati për deputet i LSI, Etjon Joka

Arrestohet ish-kandidati i LSI në Tiranë Etjon Joka i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit. Joka ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” që pasi u filmua duke shpërndarë para. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga, 6 muaj pasi ishte shpallur në kërkim.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  PNUD hedh alarmin për të moshuarit në Shqipëri, po troket kriza humanitare

Dy ditë para zgjedhjeve është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Me zë në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Këto akuza vetë Joka i ka mohuar duke thënë se është e sajuar. Ai ishte i renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë ndërsa mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, kur edhe ishte i shpallur në kërkim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *