Lajme

U dhūnūa për νdēkjē në Shqipëri, mbahet sot protestë para prokurorisë për 22-vjeçaren, Joy Aoko

Kur ende nuk ka asnjë autor të vënë para drejtësisë për vrasjen e kenianes Joy Aoko, sot pritet të mbahet një protestë para prokurorisë së Tiranës. Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të kërkohet drejtësi për vrasjen barbare të 22-vjeçares nga Kenia. Ajo kishte ardhur për të punuar në një kazino në Tiranë.

Në një apel në rrjetet sociale, shoqja e saj, e cila mbërriti me të në Tiranë, thotë se ai person që e dhunoi është i lirë dhe nesër mund të dhunojë një tjetër vajzë. Ajo bën thirrje që qytetarë të bashkohen për të kërkuar drejtësi.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Ne erdhëm në Shqipëri të dyja, por Joy u sulmua brutalisht. Kanë kaluar 7 muaj dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj po ju drejtohem ju për të kërkuar drejtësi në emër të familjes dhe miqve. Dhe jam për t’iu thënë se ai person sot është i lirë. Dhe kurrë nuk e dini, dje ishte Joy, nesër mund të jem unë, ti, vajza jote. Pra le të bëhemi bashkë, Kenia dhe Shqipëria dhe të ndihmojmë familjen e Joy-t për drejtësi sepse jemi të shkatërruar. Kanë kaluar 7 muaj dhe askush nuk ka të dhënë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ju lutem shumë të protestojmë për drejtësi për Joy. Dhe kjo do të thotë shumë për mua dhe për familjen e Joy.’– shprehet ajo.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Joy u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia.  Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin. Policia pretendon se ata janë në ndjekje të autorëve.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *