U dha informacion trupave ruse/ Ukraina dënon me 15 vjet burg një 40-vjeçar për tradhti ndaj vendit
Një 40-vjeçar është dënuar me 15 vjet burg për tradhti ndaj Ukrainës pasi ka ndihmuar trupat ruse në Donetsk duke iu dhënë atyre informacion të rëndësishëm mbi lëvizjet e ushtrisë ukrainase.
Ai u shpall fajtor pasi u verifikua që kishte siguruar informacion për rusët në lidhje me vendndodhjen e objekteve ushtarake ukrainase në qytetin e Kharkiv, të cilat më pas u bombarduan nga trupat ruse.
40-vjeçari u ndalua në Uzhhorod, afër kufirit me Sllovakinë, ku prokurorët thanë se ai kishte lëvizur për të kryer aktivitete të mëtejshme subversive.
Rruga Press