Rusia nis eksportin nga porti i Mariupolit, Ukraina: Përveç drithit tani po na vjedhin edhe metalin

Pas javësh të gjata luftimesh, dhe një qëndrese heroikë në uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol, qyteti më në fund ra në duart e rusëve.
Ndërkohë që ditën e sotme është raportuar se ka nisur puna për eksportin e mallrave në portin e këtij qyteti, i cili konsiderohet si një nga pikat kyçe të ekonomisë vendase.

Mediat ruse kanë njoftuar se një anije ka hyrë në portin e këtij qyteti, ndërsa nja zëdhënës i portit i tha agjencisë së lajmeve ruse Tass se metali i nisur për në Rusi ishte ngarkuar në port.

Lexo më shumë  “Të zhvishemi që të tregojmë se jemi më të fortë”, liderët e G7 tallen me foton e Putinit mbi kalë

Kjo ka nxitur edhe reagimin e Ukrainës, e cila është ankuar se pushtuesi rus tashmë është duke vjedhur edhe metalin, veç të tjerash.

Ombudsmeni i të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Lyudmyla Denisova tha se dërgesa përbënte grabitje.

“Plaçkitja në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës vazhdon. Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të produkteve metalike nga Mariupol”, ka shkruar ajo në Telegram.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.