Lajme

U dënua me burg, Saimir Tahiri e pret vendimin “i qeshur”

Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua me pesë vite burg nga Apeli i GJKKO-së. Vendimi me burg përkthehet në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjatë leximit të vendimit gjyqtari tha se provat e ofruara nga prokuroria konfirmojnë lidhjen e tij me grupin e Habilajve, i cili u mor me transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg”, tha gjykata.

Lexo më shumë  Audiopërgjimi i publikuar nga Ahmetaj, kompania ukrainase konfirmon audiopërgjimin: Biseda u zhvillua në ambientet tona

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, Tahiri duhet të shoqërohet që sot nga policia në një burg të sigurisë së ulët. Ish-ministri i Brendshëm e priti me buzëqeshje vendimin e gjykatës duke shkëmbyer batuta me avokatin e tij Maks Haxhia.

Ndërkohë që pritet firmosja e vendimit dhe ekzekutimi i tij nga policia, Tahirit i është lejuar të bëjë vetëm një telefonatë dhe më pas do të dërgohet me makinë policie në burg.

Lexo më shumë  Thellohet kriza e prodhimit në Shqipëri/ Fasoneritë në rënie të pandalshme, zbret në grupin e dytë

Rruga Press

YouTube player