Lajme

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, banorët e 4 pallateve në Laç: S’ka siguri

Familjet që banonin dy vite më parë në këto pallate kritikojnë punimet që po bëhen për rikonstruksionin e tyre. Ata duan të sqarohen nga bashkia e qytetit.

Banorët e 4 pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me punimet që po bëhen për riparimin e tyre. Ata thanë për mediat se janë të shqetësuar për faktin se lidhja e hekurave nuk po bëhet në mënyrën e duhur. Ndër të tjera, këto familje duan të sqarohen nga bashkia e Laçit për  rikonstruksionin e ndërtesave ku jetonin më shumë se dy vite më parë. Gjithashtu, ata hedhin dyshime për cilësinë e punimee që po bëhen.

Lexo më shumë  Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

“Të na sjellin specialist. A hyn ti në të?”, u shpreh një banor.

“Themelet nuk i kanë hapur tamam. Me këto themele nuk ka siguri”, deklaroi një tjetër qytetar që banon në njërin prej 4 pallateve.

“Erdhi firma dhe i thamë që nuk është lidhur hekuri. Hekuri i mirë, betoni i mirë, por lidhja e hekurit nuk ishte e mirë”, shtoi një tjetër familjar.

Dy qytetarë të tjerë shtojnë se i kanë bërë kërkesë kryetares së Bashkisë së Laçit që të marrin informacione për kryerjen e punimeve në pallatet në fjalë, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

“Jemi ankuar dy herë tek bashkia. I kemi bërë letër kryetares. Kryetarja e bashkisë nuk e ka vendos ujin në zjarr a ka banorë këtu apo jo”, bëri me dije njëri prej banorëve që banon në njërin prej pallateve që po rikonstruktohen.

“Deri në këtë moment nuk ka ardhur asnjë njeri. I kërkojmë bashkisë për të na sqaruar për punimet, por nuk vjen njeri”, foli një tjetër qytetar.

Rruga Press

YouTube player