Lajme

U dëmtua në kohën e tërmetit, rruga e Qafë Thanës në Krujë buzë humnere

YouTube player

Të udhëtosh në rrugën Krujë Qafë Thanë do të thotë të kalosh buzë humnerës dhe nën kërcënimin e gurëve që rrëshkasin nga mali. Aksi nacional është bërë i rrezikshëm në disa pjesë.

Nga sipër të kërcënojnë gurët që shkëputen nga mali dhe kanë marrë para mbrojtëset anësore.

” Ka rënë guri nga shkëmbi, më ka rënë 2 metra para makinës, fati im sepse do të më kishte bërë copash”

Nga poshtë humnera qindra metra e thellë po merr pjesë të asfaltit.

Lexo më shumë  Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Evropë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

Kjo është gjendja e rrugës nacionale Krujë-Qafë Shtamë që lidh lidh malësinë e Krujës me qytetin dhe të çon në parkun Kombëtar. 

Në disa pjesë është bërë e rrezikshme.

Dy makina nuk mund të kalojnë njëherësh.

“Kjo rrugë është dëmtuar që në kohën e tërmetit, edhe ketu nuk ka marrë askush asnjë masë për riparimin e saj”

Rruga e Qafë Shtamës u rikonstruktua disa vite më parë, por duket se cilësia e punimeve nuk ka qenë e duhura.

Lexo më shumë  ‘Arrestimi i Ballukut’/ Ambasada Britanike: Imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit

” Kanë bërë rrugë shkel e shko. Ka dhe shumë vende tjera më sipër që rruga është e deformuar. Dhe me makinat e vogla kjo rrugë po bëhet e pakalueshme”

Në rreth 5 km rrugë me kthesa të forta e rrezik të lartë, probleme ka edhe me sinjalistikën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *