Lajme

U arrestua sot! FOTO e ish-drejtorit të postës së Korçës, i përfshirë edhe në aferën e ‘Range Roverit’ që ia shiti shtetit 5 herë më shtrenjtë

 Personi në foto, është ish-drejtori i postës së Korçës, Valter Gora. Ai, së bashku me punonjës të tjerë të postës, flasifikonin kontrata për ambiente të postës.

Kjo nuk është hera e parë që ish-drejtori Goga është përfshirë në afera korruptive, kjo pasi në vitin 2018 do të ishte emisioni investigativ “Ajsberg” në Fax News, i cili ka trajtuar një histori të çuditshme, lidhur me një makinë Range Rover Sport, e cila e blerë për 22 mijë euro në Itali nga Valter Gora, asokohe drejtor i Ujësjellësit në Pogradec, dhe “Gora sh.p.k” u shit rreth 11 mijë euro tek Altin Çekiçi.

Ky i fundit më pas të njëjtën makinë ia shiti sërish Valter Gorës, por këtë herë në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-kanalizimit Pogradec, për një çmim 5 herë më të lartë, pra rreth 75 milionë lekë të vjetra.

Lexo më shumë  Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Më 13 gusht 2013 e regjistron fuoristradën në bashkëpronësi të Gora sh.p.k. AA444IR, dhe pas më shumë se dy vite përdorim e shet tek Altin Çekiçi.

Altin Çekiçi, që ka një servis elektroauto në Buçimas, deklaron se nuk e njeh Valterin, pasi të gjitha veprimet i ka bërë me administratoren e firmës.

Sipas “Ajsberg”, më 5 nëntor 2015 është bërë kërkesa drejtuar drejtorit të UKP, Valter Gora, për blerjen e një makine fuoristradë 4X4, me jo më shumë se 30-40 mijë kilometra, me qëllim transportin jo vetëm të punonjësve për në zona të vëshira malore, por edhe të materialeve të punës. Ai e ka firmosur për të filluar kërkimet për një makinë të tillë, dhe më pas kësaj ofertuesi i vetëm ishte Altin Çekiçi, e për çudi oferta ishte ish-makina e Goros.

Por ndërsa ngrihen pyetjet se përse tenderi është bërë për X6, ML dhe Range Rover Sport, ndërsa ajo duhej për transport punonjësish dhe materialesh, del edhe një problem tjetër, ai i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros nga 121.42 në 136.4, ndërsa kursi ishte me 138.83 lekë.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Sipas “Ajsberg”, duke luajtur me kursin e këmbimit, autorët e aferës, e kanë mbajtur vlerën poshtë 7.5 milionë lekësh, pasi po të kalonte 8 milionë, atëherë tenderi duhet të ishte i hapur.

Në prokurimin për blerjen e makinës, ishin parashikuar edhe kushtet që duhet të plotësonte makina, ndër të cilat duhet të kishte jo më shumë se 30-40 mijë km.

Kushtet të gjitha i përmbushte ish “Range Rover” i Valter Goros, përveç kilometrave të përshkruar, të cilat ishin disa herë më shumë pra më shumë se 150 mijë kilometra.

NGA FAXWEB

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *