U arratis nga Turqia me qindra milion dollarë, arrestohet në Shqipëri Faruk Özer

Turku Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare. Shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollar, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat.

Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë. Kompania përmes të cilës vepronte Ozër shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Masa të rrepta në ndeshjen Zvicër-Serbi, ndalohen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin e Katarit

Prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese