Lajme

U arratis nga Turqia me qindra milion dollarë, arrestohet në Shqipëri Faruk Özer

Turku Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare. Shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollar, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat.

Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë. Kompania përmes të cilës vepronte Ozër shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Prej kohës që ishte arratisur nga Turqia, Faruk Ozer, jetonte në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *