Bota

Turqia: Takimi Rusi-Ukrainë, më i suksesshmi deri më sot

Sot është mbajtur raundi i radhës i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll. Sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm të vendit,  Mevlut Cavusoglu ky është takimi më i suksseshëm ballë për ballë i negociatorëve rusë dhe ukrainas, shkruan BBC.

Cavusoglu tha se Turqia mirëpret arritjen e kompromisit të dy vendeve dhe vlerëson mirëkuptimin e përbashkët për çështje të caktuara, duke përsëritur se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

Ai tha se priten të diskutohen “çështje më të vështira” midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *