Bota

Turqia pajiset me F-16, Erdogan takohet me Biden në Uashington

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj. Vizita do të jetë e para e udhëheqësit turk në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e administratës Biden, citon CNN. Situata në Gaza dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe lufta kundër terrorizmit, pritet të jenë tema të bisedimeve.

Lexo më shumë  Paralajmëron shefja e re e shërbimeve sekrete britanike: Rusia përbën kërcënim akut

Erdogan do të përsërisë thirrjen e Turqisë për t’i dhënë fund sulmeve të Izraelit në Gaza dhe për të gjetur një zgjidhje për konfliktin palestinezo-izraelit. Biden dhe Erdogan do të diskutojnë gjithashtu blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Vizita e fundit e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë ishte në vitin 2019, gjatë së cilës ai u takua me presidentin e atëhershëm të SHBA, Donald Trump në Uashington. Udhëheqësi turk është takuar me Presidentin Joe Biden për herë të fundit në Samitin e NATO-s korrikun e vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Viti më i mirë i regjistruar i bankave evropiane: Cili është parashikimi për vitin 2026?
YouTube player