KryesoreLajme

Musliu: Përmes lirisë së shprehjes përhapet municion propagandistik

Drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu, ka bërë të ditur se në adresën e tij personale dhe atë të institutit që ai drejton, janë ‘mësyrë’ në dy raste të ndryshme dezinformata. Ai në një video-mesazh në Facebook ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin. “Më lejoni t’ju informoj se, këto ditë në adresë timen dhe Institutit Octopus, janë mësyrë në dy raste të ndryshme dezinformata, që me siguri, burimin e kanë në Beogradin zyrtar dhe shërbimet e tyre të inteligjencës. “Postierë shqiptarë” kanë provuar që të sjellin në institutin tonë, me qëllim publikimi, të ashtuquajtura dokumente komprometuese për figura tona të rëndësishme,” ka thënë Musliu.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Ai ka bërë të ditur se dokumentet kanë qenë në gjuhën serbe dhe të shkruara me tendencë, ku shihet dukshëm qëllimi i dëmtimit të Kosovës. “Ne në Institutin Octopus e njohim edhe qëllimin edhe metodën e operimit të serbëve nga Beogradi, dhe nuk mund të biem pre e këtyre mashtrimeve, por jemi shqetësuar, sepse kemi të dhëna se “postierët shqiptarë” të Beogradit po provojnë që materiale të tilla t’ua shpërndajnë adresave të tjera, si në media, ashtu edhe te disa organizata,” ka shtuar Musliu. “Instituti Octopus do të përpiqet që në radhë të parë, të kontribuojë për sigurinë dhe do ta ruajë integritetin profesional, e më vonë do të kujdesemi për të ashtuquajturën “Liri e shprehjes”, përmes së cilës shpesh përhapet municion propagandistik,” përfundon Musliu.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen
YouTube player