Bota

Turqia i dhuron Lituanisë dronin “TB2” për të ndihmuar Ukrainën

Prodhuesi turk i dronëve Baykar i ka dhënë Lituanisë një dron Bayraktar TB2, në mënyrë që droni t’i dhurohet Ukrainës për ta ndihmuar atë në luftën kundër Rusisë.

Firma e Stambollit tha se do të dhuronte dronin TB2, i cili ka krahë që hapen deri në 12 metra dhe mund të arrijë në lartësi deri nësi deri në 25,000 këmbë, pasi Lituania i depozitoi kompanisë fondet e mbledhura posaçërisht për të blerë një dron për Ukrainën.

Lexo më shumë  Mburoja amerikane po lëkundet, Ukraina rrezikon të braktiset, Rusia po forcohet. Uashingtoni është kthyer në oborrin e Neronit, me një perandor zjarrvënës, oborrtarë të nënshtruar dhe një klloun të droguar me ketaminë, i ngarkuar me spastrimet e shërbimit publik

Megjithatë prodhuesi turk e ofroi dronin falas me kushtin që fondet të jepen në formën e ndihmave humanitare për Ukrainën, shkruan BBC.

Droni TB2 ka rezultuar shumë i suksesshëm në shenjëstrimin dhe shkatërrimin e sistemeve të artilerisë ruse dhe tankeve gjatë luftës tre-mujore në Ukrainë.

“Është një pushtim i paligjshëm, kështu që TB2 po ndihmon popullin e nderuar të Ukrainës të mbrojë vendin e tyre,” tha ekzekutivi i Baykar Selcuk Bayraktar për Reuters muajin e kaluar.

Lexo më shumë  Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Shefi ekzekutiv i Baykar Selcuk Bayraktar është martuar me vajzën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili vazhdon veprojë si ndërmjetës në çdo negociatë paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *