Bota

Turqia do të ndryshojë emrin, bën kërkesën zyrtare

Turqia ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për të ndryshuar emrin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Njoftimi ka ardhur nga ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu. “Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”, thuhet në njoftimin e Çavuşoğlu.

Lexo më shumë  “Palestina po fshihet”/ Mbi 100 ish-diplomatë britanikë e francezë kërkojnë sanksione ndaj Izraelit

Qeveria e Ankarasë ka nisur një fushatë reklamimi për emrin e ri, e cila ka përfshirë 30 milionë njerëz. Edhe produktet që prodhohen në këtë shtet do të kenë mbishkrimin me emrin e ri. Procesi për ndryshimin e emërtimit jashtë Turqisë nisi vitin e kaluar, me presidentin Erdogan që tha se kjo bëhet për të “përfaqësuat dhe shprehur kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lexo më shumë  Avioni rus përmes Bullgarisë ateron në Nish. Moska vazhdon ndikimin në Ballkan përmes Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *