Bota

Turqia akuzon Greqinë për veprim armiqësor

Turqia të dielën tha se Greqia, anëtare e NATO-s, kishte përdorur një sistem të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia për të shënjestruar avionët turq në një mision zbulimi në atë që e quajti një “veprim armiqësor”.

Incidenti ndodhi më 23 gusht kur sistemi raketor S-300 i Greqisë në ishullin e Kretës bëri bllokimin e avionëve turq F-16 që fluturonin në 10,000 metra në perëndim të Rodosit, thanë burimet e ministrisë turke të mbrojtjes.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Kjo ishte “e papajtueshme me frymën e aleancës (NATO)” dhe përbënte “akte armiqësore” sipas rregullave të angazhimit të NATO-s, shtuan burimet për The Defense Post.

“Pavarësisht këtij aksioni armiqësor, avionët (turq) përfunduan misionet e tyre të planifikuara dhe u kthyen të sigurt në bazën e tyre”.

Burimet e ministrisë greke të mbrojtjes hodhën poshtë akuzat.

Turqia muajt e fundit është ankuar për ato që i quan veprime provokuese nga Greqia, duke thënë se lëvizje të tilla minojnë përpjekjet për paqe.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Dy fqinjët anëtarë të NATO-s kanë mosmarrëveshje të gjata për kufijtë detar dhe ajror, të cilat çojnë në patrullime pothuajse ditore të forcave ajrore dhe misione përgjimi kryesisht rreth ishujve grekë pranë vijës bregdetare të Turqisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *