Turistët vizitojnë “Fuego-n” në Guatemala, një nga më aktivët në botë
Vullkani “Fuego”, që në gjuhën spanjolle do të thotë “Zjarr”, është vullkani më aktiv në Amerikën Qendrore dhe një nga më aktivët në botë.
Mijëra turistë, kryesisht të huaj, vijnë çdo vit për të vëzhguar shpërthimet e tij të forta. Për të vëzhguar aktivitetin e Fuego-s, duhet të ngjitesh në vullkanin Acatenango, i cili është joaktiv dhe një nga më të vizituarit për shkak të afërsisë së tij me qytetin e famshëm kolonial të Antiguas, Guatemala.
Rony Guerra, një guidë vendase, thotë se riaktivizimi i turizmit ka qenë i dobishëm për komunitetin, pasi guidat në vullkanin Acatenango ishin mbyllur për shkak të pandemisë COVID 19. Tani fluksi shkon në rreth 200-300 vizitorë në ditë.
“Që nga përhapja e pandemisë, unë nuk isha në gjendje ta ofroj këtë shërbim për dy vjet dhe tani bëj dy turne në javë”, shtoi ai.
Për të arritur në kampin bazë të vullkanit Acatenango duhet të ecësh të paktën 5 orë. Vizitorët e vullkanit mund të bëjnë kamping në Acatenango për të parë shpërthimet spektakolare të “Volcan de Fuego” gjatë natës dhe lindjen e diellit përmes reve nga maja e vullkanit.
“Jam e befasuar se sa e bukur është, është hera ime e parë që shoh një vullkan. Ishte befasuese dhe gjithashtu më pëlqeu natyra”, tha Joa Rivera, turiste venezueliane, e cila pa Guatemalën për herë të parë.
Vullkani “Fuego” është 3880 metra mbi nivelin e detit dhe mes shtigjeve të rrethuara nga natyra.