Bota

Turistët rusë ‘priten’ me himnin ukrainas në Finlandë: Jo të gjithë janë me Putinin!

Qyteti lindor finlandez i Imatras, dhe veçantërisht ura me pamje nga pragjet e Imatrankoskit, është një nga atraksionet natyrore më të njohura të Finlandës, veçanërisht për turistët rusë. Edhe Katerina e Madhe, Perandoresha e Rusisë, vizitoi Imatrankoskin në 1772.

Përballë urës ekziston një digë shekullore, e cila hapet në të njëjtën kohë çdo ditë për shkarkim, duke bërë që uji të vërshoi nën urë. Ky fenomen, i shoqëruar nga tingujt e muzikës së kompozitorit finlandez, Jean Sibelius, i jep Imatrankoskit një frymë tjetër, çka adhurohet nga turistët.

Lexo më shumë  A do të jetë viti 2025 kur ekonomia ruse të ngrihet përfundimisht nga sanksionet?

Megjithatë që nga fundi i korrikut, qyteti i Imatrës e ka nisur shfaqjen duke luajtur himnin kombëtar të Ukrainës, për të protestuar kundër pushtimit rus, raporton France24.

Finlanda, e cila ndan 1,300 kilometra kufirin lindor me Rusinë, po përgatitet gjithashtu të kufizojë vizat turistike të lëshuara për rusët.

“Kjo është e keqe për rusët që e duan Finlandën”, thotë Mark Kosykh, një turist rus 44-vjeçar, i cili ka ardhur për të parë pragjet me familjen e tij. “Por ne e kuptojmë qeverinë e Finlandës”- shprehet ai, duke shtuar se ka ende rusë që nuk e pëlqejnë luftën.

Lexo më shumë  Këmbësoria ukrainase mban fuqishëm “kufirin” ku ndahet me ushtrinë ruse

Jo të gjithë rusët janë me Putinin. Qeveria dhe të gjithë njerëzit duhet ta kuptojnë këtë”- tha Kosykh.

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të këtij viti duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *