Turistët ngecin në teleferik në Indi, ja çfarë detyrohen të bëjnë më pas

Turistët e tmerruar në Indi u desh të zbrisnin nga teleferiku me anë të litari, raporton “Daily Mail”. Teleferiku kishte ngecur në lartësi në Indi.

Derisa po shikonin pamjen mbresëlënëse të maleve Shivalik, turistët u ballafaquan me një makth.

Ata u bllokuan në lartësi të hënën. Në video shihen 11 turistët duke zbritur nëpërmjet një litari. Mirëpo, jo të gjithë ishin në gjendje të zbrisnin me litar, pasi në kabinë kishte edhe fëmijë e pleq. Ata mbetën të ngujuar për më tepër se një orë para se të vinin ekipet policore dhe zjarrfikësit.

Autoritetet përdorën një kabinë tjetër për të shpëtuar grupin.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Leave a Reply

Your email address will not be published.